Kurs Programi Finaciar ne Cloud Alpha: Certifikohu Online

Program trajnimi i plote. Meso si te perdoresh i pavarur programin Alpha dhe si t'a integrosh ate me programe te tjera.

Ratings: 4.85 / 5.00




Description

Qellimi kryesor i kursit "Programi Financiar ne Cloud Alpha" eshte te mesoje kedo, duke nisur qe nga nje fillestar, si te perdor programin financiar Alpha ne pak ore, pa terma te komplikuar teknik apo financiar.

Vetem ne pak kohe, ju do te jeni ne gjendje te perdorni Alpha-n per biznesin tuaj.

Nuk keni nevoje te keni njohuri teknike ose njohuri programesh finaciare per te perdorur Alpha-n per biznesin tuaj apo nese jeni te punesuar diku. Ky kurs do te mbuloje te gjithe modulet e programit,  nga aksesi ne Alpha e deri ne zbatimin e funksionaliteteve te avancuara ne pershtatje te cdo biznesi.

Ne fund te ketij kursi, do te keni te gjithe njohurite e nevojshme ne menyre qe te aplikoni Alpha-n per biznesin tuaj ose per biznesin e klientit tuaj.

Te njohesh programin financiar ne cloud Alpha perben nje avantazh ne boten e biznesit dhe karrieres, prandaj jemi te sigurte se koha qe do te kushtoni ne perfundimin e ketij kursi do te jete nje vlere e madhe per profesionin tuaj.

Vleresojme shume angazhimin dhe perkushtimin e treguar per te mesuar programin. Per te nisur kursin, klikoni butonin "Take this Course"  dhe bëhuni gati te mësoni programin financiar ne Cloud Alpha.

What You Will Learn!

  • Akses ne programin Alpha: Kerko krijimin e nje versioni DEMO
  • Kuptoni konceptet e Alpha-s. Krijoni ndermarrjen tuaj me konfigurimet baze.
  • Kuptoni çfare eshte nje sistem financiar dhe si e ndihmon biznesin tuaj.
  • Merrni nje pamje te pergjithshme te programit Alpha dhe mesoni pse duhet t'a zgjdhni ate per biznesin tuaj.
  • Kuptoni konceptin e perdoruesve dhe te drejtat ne module. Mesoni te krijoni nje perdorues te ri dhe te percaktoni te drejta te ndryshme per cdo Rol.
  • Artikujt: Krijoni nje produkt te ri ne Alpha. Njihni ndryshimin midis klasave te produkteve Inventar, Prodhim dhe Sherbim dhe menyres se si ato ndikojnë ne inventarin.
  • Shitjet: Kuptoni procesin e regjistrimit te shitjeve dhe llojet e dokumentave qe mund te perdorim per evidentimin e tyre. Celjen e kartelave te klienteve dhe regjistrimin e shitjeve per eksport dhe dokumentin e eksportit.
  • Blerja: Mesoni si te krijoni kartelat e furnitoreve dhe te punoni me regjistrimin e blerjeve. Regjistrimin e blerjeve te furnitoreve te huaj dhe fleten doganore te imporit.
  • Inventari: Kuptoni rrjedhën e përgjithshme të procesit të inventarit. Menaxhoni transferimet e produkteve në një vendndodhje në tjetrin. Percaktoni nje nivel minimal stoku te inventarit tuaj qe te informoheni se per cilat produkte duhet te rifurnizoheni.
  • Likuidimi i faturave: Njihu me tipet e dokumentave te likudimit. Meso si te likuidosh nje fature, detyrimin e furnitoreve, arketimin e klienteve dhe regjistrime te tjera me llogari kontabel.
  • Celja e bilancit fillestar: Regjistro manualisht gjendjet fillestare te llogarive dhe kartelave. Meso cilat zera duhen regjistruar me kartele dhe cilat me llogari.
  • Prodhimi: Mesoni krijimin e artikujve te llojt Prodhim, lidhjen me ose pa receptura. Regjistrimin e dokumentave si Prodhim me Porosi dhe Ekzekutim Prodhimi. Kuptoni si ndikon cdo regjistrim ne gjendjen tuaj te inventarit.
  • Asetet: Krijoni kartelat e Aseteve, regjistroni nje gjendjen fillestare apo faturen e tyre te blerjes dhe llogarisni amortizimin ne program.
  • Burimet Njerezore: Krijoni kartela te vecanta per cdo punonjes tuajin, evidentoni zerat perberes te pages Bruto dhe Neto. Regjistroni pagesen e detyrimeve per punonjesit me nje dokument te thjeshte likudimi.
  • Qendrat e Kostove: Menaxhoni ne menyre efikase perdorimin e resurseve tuaja dhe te ardhurat qe ju vijne nga cdo qender kostoje. Qendroni gjithmone te informuar per ecurine e cdo nen-njesie duke regjistruar dokumentat e Shperndarjes ne Qendra Kosto.
  • Importimi dhe Eksportimi i te dhenave: Perdor dokumenta Excel per te menaxhuar numrin e larte te te dhenave te biznesit tuaj.
  • Mbyllja e vitit ushtrimor: Gjenerimi i vitit pasardhes vetem nepermjet klikimit te nje butoni. Meso si te azhornosh llogarite ne monedhe te huaj dhe gjenerimin e raporteve financiare permbyllese.
  • Integrimi: Nese keni nje program shitje, nje CRM apo cdo aplikacion tjeter, mund t'a integrosh me programin Alpha ne cdo moment duke aplikuar disa konfigurimete thjeshta.
  • MOBI: Aplikacion mobile per regjstrimin e shitjeve, blerjeve, dokumentave te inventarit, lukuidimeve etj. I integrueshem me sistemin Alpha.

Who Should Attend!

  • Kushdo qe deshiron te mesoje bazat e programit Alpha
  • Kushdo qe nuk ka perdorur me pare nje program financiar
  • Kushdo qe eshte i interesuar per zhvillimin e nje karriere me programin Alpha
  • Biznese, perdorues te programit Alpha
  • Biznese te interesuar per te punuar me programin Alpha