Python for Beginners

Pervetesohen termat baze te programimit te shpjeguara me shembuj ne gjuhen Python.

Ratings: 5.00 / 5.00




Description

Programimi eshte nje aktivitet shume krijues, argetues dhe shperblyes kur arrijme ta pervetesojme ate. Programet shkruhen per shume arsye, duke filluar nga problemet e jetes se perditshme deri te zgjidhja e nje problemi te veshtire te analizes se te dhenave . Me ane te programimit ne arrijme te komunikojme me kompjuterin, t'i japim atij komanda qe te zgjidhe probleme qe ne jeten e perditshme jane shume te veshtira per t'u zgjidhur. Ky kurs ka per qellim te tij qe cdo femije mbi 10 vjec, cdo student, apo dhe nje adult te jete i afte te bej nje program ne gjuhen Python. Ne kete kurs nuk ju duhen njohuri matematikore, nuk ju duhet te jeni njohur me pare me programimin, mjafton te jeni te njohur me kompjuterin dhe internetin. Ne kete kurs cdo njeri qe ka deshire ta frekuentoj, njeh veten e tij ne programim, vendos te vazhdoj ne kete fushe apo jo. Kjo eshte arsyeja pse quhet “Python per fillestar”.


Python eshte nje gjuhe e thjeshte dhe perdor bazat e sintakses se programimit. Kur kemi perpara nje program ne Python ne mund ta kuptojme shume mire ate sepse eshte pothuajse si te lexosh anglisht. Kjo natyre 'pseudo-kodi' e Python eshte nje nga pikat me te forta te tij. Duke qene nje gjuhe e tille i le hapesire programuesit te perqendrohet ne zgjidhjen e problemit dhe jo ne programimin  e tij. Ne ditet e sotme Python po behet nje nga gjuhet e programimit e cila perdoret nga te gjithe zhvilluesit kudo ne bote. Duke qene e tille, ekziston dhe nje komunitet i tere i programueseve Python te cilet ndihmojne njeri tjetrin per zhvillimin me tej te programeve te tyre.


Python mund te perdoret në GNU/Linux, Windows, FreeBSD, Macintosh, Solaris, OS/2, Amiga, AROS, AS/400, BeOS, OS/390, z/OS, Palm OS, QNX, VMS, Psion, Acorn RISC OS, VxWorks, PlayStation, Sharp Zaurus, Windows CE dhe PocketPC!


Biblioteka Standarde e Python eshte shume e madhe, duke perfshire shprehjet e rregullta, gjenerimin e dokumentacionit, testimin e njesive, bazat e te dhenave, shfletuesit e internetit, CGI, FTP, email, XML, XML-RPC, HTML, skedare WAV, kriptografi, GUI (nderfaqe grafike te përdoruesit). Ne mjafton te instalojme Python ne kompjuterin tone dhe te gjitha keto biblioteka jane te pranishme bashke me Python.


Pra mund te themi me bindje se Python eshte nje gjuhe emocionuese dhe ne dite e sotme shume e fuqishme. Kjo gjuhe ka nje kombinimin te performances se larte dhe thjeshtesise ne programim qe e bejne ate nje nga gjuhet me te perdorura midis programuesve.

What You Will Learn!

  • Te instaloj Python dhe te shkruaj programin e tij te pare//Install Python and write your first program
  • Perdorimi i ndryshoreve per te ruajtur, marre dhe llogaritur informacionin//Use variables to store, retrieve and calculate information
  • Te kuptoj konceptet e programimit si rrjedha llogjike dhe funksionet//Understand programming concepts such as flow control and functions
  • Problema dhe ushtrime kodimi ne fund te cdo seksioni//Coding examples and challenges at the end of each section.
  • Praktik, praktik, praktik-kursi permban dhjetra ushtrime//Practice, practice, practice – the course contains dozens of exercises
  • Kompletimi i nje projekti te tere me te gjitha temat e nje niveli fillestar//Complete a whole project with all the issues of the beginner level

Who Should Attend!

  • Te gjithe studentet shqiptare qe duan te mesojne konceptet e programimit, duke i praktikuar ato ne gjuhen Python//All the Albanian students that want to learn the concepts of programming, practicing them in Python language.
  • Zhvilluesit fillestar ne Python//Beginner Python Developers
  • Zhvilluesit ne Python te cilet jane kurioz rreth shkences se te dhenave//Python developers curious about data science